Kjo është dashuria e Aziz Salihut

Boksi

Kjo është dashuria e Aziz Salihut

Nga: K.Goca Më: 12 gusht 2020 Në ora: 11:17
Aziz Salihu dhe Agime Sahatçiu - Salihu

Sportisti i Shekullit, Aziz Salihu, ka një mesazh të fortë për bashkëshortjen e tij. Ai ka thënë se Agimja është kritikuesja më e mirë e tij. 

“Grua, nëne, shoqe, partnere, por edhe kritikuesja më e mirë Agimja dashuria e jetës time”, ka shkruar Salihu në profilin e tij në facebook.

Zizi ka disa projekte për këtë vit dhe shpreson që do t’i realizojë.

Ai lutet që sa më shpejt të zhduket virusi Covid 19, të kthehet normaliteti, pastaj t'i organizojë disa turne ndërkombëtarë. Ish boksieri i mirënjohur, fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, është shumë i kujdesshëm në kohën e pandemisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat