Pranon revanshin

Boksi

Pranon revanshin

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 11:02
Pranon revanshin

Khabib pranon revanshin me McGregor, por me një kusht: Mposht atë në kafaz dhe eja.

Khabib Nurmagomedov, kampioni i botës në peshën e lehtë, ka folur në lidhje me një revansh të mundshëm me irlandezin Conor McGregor. Kampioni rus do të mbrojë titullin në eventin UFC-254, ku do të përballet me Justin Gaethje, por është shprehur i gatshëm ndaj rivalit dhe armikut të tij më të madh.

“Unë jam gati t’i jap një shans McGregor të përballet sërish me mua në kafaz. Në fillim të rikthehet, pasi është tërhequr dhe më pas duhet të mposhtë Dustin Poirier.

Më pas, jam gati të përballem me atë. Për mua nuk ka asnjë problem”, u shpreh Khabib Nurmagomedov, i pamposhtur në karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat