Serbia e njeh Federatën e Boksit të Kosovës! Ja çka dërgon Dushani 

Boksi

Serbia e njeh Federatën e Boksit të Kosovës! Ja çka dërgon Dushani 

Nga: Kemajl Goca Më: 29 gusht 2020 Në ora: 14:10
Latif Demolli

Lajmi më i mirë jo vetëm për Federatën e Boksit të Kosovës por edhe në përgjithësi për sportin e Kosovës, duke iu referuar një komunikate të Federatës së Boksit të Kosovës! 

Më në fund nga Serbia vijnë ftesa në adresë të Republikës së Kosovës, që të marrin pjesë në garat ndërkombëtare që organizohen në Serbi. 

“Një ftesë nga Federata e Serbisë për turneun ndërkombëtar “Dorëza e Artë”, 05-12 tetor – 2020 në Suboticë”, njofton Latif Demolli.

Image

“Një email nga Dushan Banjeglav ka arritur në adresë të Federatës së Boksit të Kosovës.  

Dushani është përfaqësues i klubit të boksit Spartaku nga Subotica. "The 38 Golden Glove of Vojvodina”, shkruan në ftesë. 
Spartaku është i regjistruar si klub në Federatën e Boksit të Serbisë. Kjo ftesë i ka bërë krenarë Federatën e Boksit të Kosovës, sepse Serbia po e njeh këtë institucion, të paktën Federata serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat