Kryetari i federatës reagon ashpër për rastin e Xhevdet Pecit: Lloj - lloj fjalori...

Boksi

Kryetari i federatës reagon ashpër për rastin e Xhevdet Pecit: Lloj - lloj fjalori...

Nga: Kemajl Goca Më: 29 gusht 2020 Në ora: 19:58
Sylejman Voca

Kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës, Sylejman Voca, reagon ashpër për rastin e Xhevdet Pecit. Ai kritikon edhe disa që paraditen të fyejnë e pasdite të lavdërojnë!

“Shumë zhurmë, indinjatë e mllef, keqardhje e lloj - lloj fjalori u përdor këto ditë për një legjendë boksi siç është Xh. Peci.

Normal të të gjithë ndihemi keq kur një qytetari (pensionisti) të Kosovës i jepet një pension (ndihmë) e padinjitetshme 90 euro për gjithë ato vite që ka kontribua e aq ma shqetësuese kur është fjala për sportist të kalibrit të lartë.

Ndoshta disa i ka zënë në befasi ndoshta edhe disa të tjerëve s'ju ka interesu fare se ky legjislacion në fuqi sa i përket shumë sportistëve do mbeten në mëshirën e kohës, gjë që është e papranueshme dhe e turpshme për gjithë sportistët, komunitetin sportiv dhe jo vetëm.

Kërkojmë nga organet kompetente që tē ndërmarrin diçka në plotësim ndryshimin e kritereve për kategorizimin e sportistëve kulminant. Por është edhe një indinjatë e madhe tek ne, si mund dikush ti fyej apo të shpifë për FBOXK në lidhje me rastin Peci kur federata apo organet e federatës qenkan gjoja fajtorë për këtë situatë të krijuar.

Uroj qe ky rast dhe rastet e gjithë sportistëve të zgjidhet njëherë e përgjithmonë, e të ju mundësohet një jetë e dinjitetëshme. Dhe për fund nuk është mirë që paradite të shahet dhe fyhet një sportist e mbas dite gjoja të mbrohet. Me shpresë se ky shkrim do kuptohet drejt nga lexuesit”, reagon Sylejman Voca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat