Ashtu si di Aziz Salihu, vjet e sulmonte, sivjet bën be në kokën e tij! 

Boksi

Ashtu si di Aziz Salihu, vjet e sulmonte, sivjet bën be në kokën e tij! 

Nga: Kemajl Goca Më: 30 gusht 2020 Në ora: 11:05
Ashtu si di Aziz Salihu, vjet e sulmonte, sivjet bën be në kokën e tij! 

Aziz Salihu nuk e ka problem edhe me të sulmu edhe me të mbrojt!   Ashtu si di ‘Zizi’, emri i madh i boksit! Çka mendon edhe e thotë, pa pikë problemi dhe pa pikë marre! Ta thotë ndër sy, e pat e se pat mirë! Fundja e thotë edhe atë si burrat, jo si ato gratë e këqija pas perdeve!

Dhe bash për këtë është edhe i dashur, edhe i ëmbël, edhe kritikat e tij janë të hareshme dhe vërtetë është një personalitet që i jep gjallëri botës sportive, sidomos kur është monotoni edhe ta rritë adrenalinën! 

Para rreth një viti e kritikoi ashpër Ramadan Selimin, atëkohë kryetar i Federatës së Boksit të Kosovës. Pikërisht me 14 shtator të vitit 2019, e sulmonte Selimin ndër të tjera me këto fjalë: “Dhjetë ditë prej xhepit i kam hequr shpenzimet dhe Ju asgjë nuk keni bërë.

36 pasaporta vet i kam rregulluar dhe ju si federatë as që e keni bërë mundin. A është marre një njeri, që i ka ruajt bullicat, dhe unë kam shkuar tri herë në olimpiadë, të më akuzon mua. Iu pyes cili është më i madhi: ai që i ka ruajt bullicat a unë që jam fitues i medaljes olimpik?.

A është marre për ty të thuash fjalë të këqija për mu, që mos të isha unë sot, nuk ishe kryetar. E di gjendjen time, nuk kam banesë, as gjë nuk kam, ju keni pasuri të madhe”. Dhe, me 28 gusht të vitit 2020, ‘Zizi’ si ‘Zizi’, u kthye dhe e mbron Selimin, duke i treguar opinionit se ai ka qenë i mrekullueshëm. E kuptoj më në fund “Zizi”.  

“Prej se ka shku Ramadan Selimi nuk ka punë aty. Selimi u largu se i kanë bë dallavere dhe sa ishte ai aty ka bë bum, nuk duhet me ia humb meritat. Ai nuk ndejti aty se dy-tre veta kanë bërë çka të dojnë, Mehmet Bogujevci kudo shkonte dhe një Zot e dinë çka ka bë ai. Duhet mu çu krejt me rrëzu federatën, t’ia japin atij që e meriton dhe vlen”, kështu tha Zizi”. 

Krejt në fund, Ramadan Selimi për 17 vite ka qenë kryetar i Federatës së Boksit të Kosovës dhe për ato vite mbahet mend si një personalitet shumë i qetë, punëtorë dhe pavarësisht kritikave ndaj tij, ai gjithmonë ka qenë i hapur e modest me media. Gjithmonë lavdet dhe kritikat i ka pranuar dhe ka qenë mirënjohës për media!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat