Sportistët godasin për Xhevdet Pecin: Nuk paska marre, e as turp e as fytyrë

Boksi

Sportistët godasin për Xhevdet Pecin: Nuk paska marre, e as turp e as fytyrë

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shtator 2020 Në ora: 19:02
Sportistët godasin për Xhevdet Pecin: Nuk paska marre, e as turp e as fytyrë

Turp i madh, një legjendë e boksit si Xhevdet Peci, mos ta ketë statusin e merituar të sportistit, por sot të merr vetëm 90 euro pension! Kjo i ka revoltuar sportistët e të gjitha disiplinave në Kosovë. Ish futbollisti i mirënjohur, Bashkim Idrizi, reagon ashpër me një koment të tij.

“Reagim me vend, pse edhe sot e 21 vite ende nga MKRS nuk ka një zgjidhje për Sportist, pse nuk e bëjnë kategorizimin e sportistëve nga ata kulminant e deri te ai i cili një jetë të tërë ja ka kushtuar sportit.

Ne e dimë shumë mirë se kush është Xhevdet Peci por pse njerëzit që paguhen për këto gjëra apo për një ligj që duhet nxjerr, në gjithë botën sporti është pasqyre e shtetit e të ne çka po ndodh s’kemi pasqyrë hiq me të vërtet, sporti kosovar edhe pse kemi sakrifiku për sporte të ndryshme që sot ti kemi këto institucione asgjë s’kanë be, me keqardhje. Xhevda, ishalla ka shëndetin e MKRS bëni diçka për sportist sepse me të vërtet marri sot të dal ne pension me 90 euro, që nuk do ti dalin as ilaçe marre”, komenton Idrizi. 
Ish gjyqtari i mirënjohur lijaz Spahiu reagon ashpër.

Respekt për Xhevdet Pecin, a ka ma marri se një bokser i klasit botëror të vijë në këtë gjendje.

Nuk paska marre e as turp as fytyrë, nuk vlerësohen as sportist të tjerë që sakrifikuan vitet më të vështira si futbollistët, si hendbollistët, volejbollistët, karatistët, xhudistët, boksierët, gjyqtarët e të gjitha sporteve, të gjithë jemi të harruar nga institucionet edhe ne sikur nuk kemi kontribuar për këtë shtet. Po të kishin vetëm pak ndërgjegje nuk do të vinte në këtë situatë ish boksieri të jetoi me 90 euro”, komenton Spahiu. Veprimtari i shquar i futbollit, Bajram Neziri, ish administrator i FFK-së, në kohërat më të rënda, në vitet e 90-ta, pastaj edhe në vitet e pasluftës, është i habitur për rastin Peci.

“Xhevdet Peci, sportisti e boksieri i artë i Kosovës, e ka bërë të njohur Kosovën në ish-Jugosllavinë, ka kontribuar aq shumë për sportin e Kosovës, ishte prezent edhe në fillet e pavarësimit të sportit kosovar. 

Tani, kur njeriu, lexon e dëgjon komentet për situatën e tij, e jo vetëm, për kinse PENSIONIN, të vjen, jo vetëm të shkruash, në mënyrë demostrative, të shashë më fjalë joadekuate, por duhet të pyetemi: në një vend ku populli sillet aq butë, ndaj një Qeverie që sillet më zi se një okupatore ndaj njerëzve që meritojnë respekt e kujdes, për gjithë punën, djersën e mundin, pikërisht për Shtetin, që ajo Qeveri e udhëheq, kjo dëshmon më së miri se çfarë dhe kush po na udhëheq, "VAJ HALLI PÈR NE E KOSOVÈN"”, komenton Neziri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat