Diaz-Masvidal, revanshi për titulli

Boksi

Diaz-Masvidal, revanshi për titulli

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 12:17
Diaz-Masvidal, revanshi për titulli

Revanshi i shumëpritur mes Nate Diaz dhe Jorge Mosvidal, dy prej yjeve të arteve marciale mikse, pritet të zhvillohet në eventin UFC-256, që do të zhvillohet më 12 dhjetor. Lajmi ende nuk është zyrtar, por Dana White, presidenti i UFC-së, duke duke programuar zhvillimin e kësaj sfide në fundin e këtij viti.

Kjo sfidë, ashtu sikurse edhe ajo e zhvilluar mes tyre në nëntor të 2019-ës, do të jetë e vlefshme për titullin “BMF” (baddest motherfucker).

Në përballjen e parë, Masvidal fitoi me KO teknik ndaj Diaz, me mjekët që ndalën duelin në fund të raundit të tretë, duke mos lejuar Nate Diaz të vijojë duelin, i dëmtuar.

Palët kanë kohë që kërkojnë një revansh, pikërisht edhe për faktin se dueli nuk u mbyll ashtu si duhet, por me vendimin e mjekëve. Ndaj, UFC synon të organizojë përballjen në fund të këtij viti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat