Turneu ndërkombëtar ‘Lah Nimani’ me 20 shtator 

Boksi

Turneu ndërkombëtar ‘Lah Nimani’ me 20 shtator 

Nga: K.G. Më: 4 shtator 2020 Në ora: 11:24
Turneu ndërkombëtar ‘Lah Nimani’ me 20 shtator 

Federata e Boksit të Kosovës sërish vendos për datën e mbajtjes së turneut ndërkombëtar të boksit për të rinjtë “Lah Nimani”

“Federata e boksit e Kosovës për shkak të pandemisë Covid 19 është detyruar ta  shtyjë dy herë turneun ndërkombëtar "Lah Nimani" i cili ka qenë në kalendarin e garave për muajin maj, pastaj është shtyrë për muajin korrik dhe tani FBOXK ka caktuar datën 19-20 shtator.

Pasi qe në Europë dhe rajon kanë filluar të mbahen garat në boks dhe Federata Europiane EUBC ka përpiluar kalendarin e ri të garave dhe ne sipas këshillave dhe udhëzimeve të EUBC, duke respektuar  këshillat e dalura nga OBSH, MSH dhe IKSHP, do të fillojmë me gara dhe besojmë dhe shpresojmë se do të marrim lejen  nga MKRS dhe IKSHP.

Turneu "Lah Nimani" organizohet për moshat 17-18 vjeçar (2002-2003) dhe ky turne është i mirëseardhur për boksierët tanë para Kampionatit Europian që do të mbahet me 11 - 23 nëntor në Budvë (Mali i Zi)”, thuhet në njoftimin e federatës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat