Muharrem Rudi - trajner i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Boksi

Muharrem Rudi - trajner i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shtator 2020 Në ora: 14:17
Muharrem Rudi - trajner i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Të merresh me sporte luftarake në vitet e 90-ta ka qenë njësoj sikur të jesh në vijën e parë të frontit të luftës kundër regjimit kriminal serb.

Federata e Boksit, edhe në kohërat më të vështira ka organizuar garat dhe i ka zhvilluar me sukses, duke iu falënderuar shumë sponsorëve dhe veprimtarëve sportivë. 

Muharrem Rudi i takon Gjeneratës së Republikës. Rudi ka qenë prej trajnerëve më të mirë të boksit në vitet e 90-ta dhe me sukses e ka drejtuar ekipin e Gjakovës.

Image

Rudi ka punuar me vetëmohim të pashoq, asnjëherë nuk ishte ndalur duke zbuluar dhe formuar boksierë edhe në ato rrethana e kushte të vështira, ku vazhdimisht kanë qenë të kërcënuar nga pushtuesi serb.

Rudi me një armatë sportistësh shqiptarë fuqishëm iu kundërvunë regjimit serb. 

Ai sot është krenar që ka kontribuar në kohërat më të rënda për sportin dhe shtetin e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat