Tifozët ia kërkojnë rimeçin

Boksi

Tifozët ia kërkojnë rimeçin

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 16:17
Tifozët ia kërkojnë rimeçin

Khabib Nurmagomedov ka dhënë mesazhe të përziera lidhur me mundësinë e rimeçit me Conor McGregor.

Kampioni i UFC-së ka vendosur t’i zhvillojë edhe dy duele para se ta mbyllë karrierën mbresëlënëse në tetëkëndësh, ndërsa njëri prej tyre pritet të zhvillohet në tetor kundër Justin Gaethje.

Fitorja në atë përballje do ta nxiste yllin nga Dagestani që ta kërkonte fitoren e 30-të në karrierë, ndërkohë që nuk ka regjistruar asnjë humbje.

Dhe natyrisht se tifozët e MMA-së i kanë kërkuar që të përballet me njeriun më të famshëm të UFC-së, Conor McGregor, të cilin ai e mposhti në vitin 2018.

I pyetur nga Sports Express për mundësinë e rimeçit, Khabib ka thënë: “Mua nuk më intereson absolutisht aspak”. Megjithatë më pas reagoi duke thënë: “Natyrisht, gjithmonë ekziston një shkallë e probabilitetit”.

“Unë kam një sfidues (Justin Gaethje). Është i respektuar, i fortë dhe aktiv. As që më bie në mend (McGregor)”, ka deklaruar më tej 31-vjeçari.

Nurmagomedov e ka lënë të hapur edhe mundësinë për të ndjekur hapat e irlandezit duke u ndeshur në një ring boksi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat