Bashkim Xhigoli – gjyqtar i shquar në Gjeneratën e Republikës

Boksi

Bashkim Xhigoli – gjyqtar i shquar në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shtator 2020 Në ora: 19:56
Bashkim Xhigoli – gjyqtar i shquar në Gjeneratën e Republikës

Vitet e 90-ta, periudha më e vështirë për popullin shqiptarë të Kosovës, ku përjetuan terrorin e paparë nga regjimi kriminal serb.

Sportistët dhe sportistet ashtu si munden edhe i organizuan garat e Republikës së Kosovës, në çdo degë sportive. 

Bashkim Xhigoli i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka referuar me sukses të madh në boks po ashtu ka qenë edhe kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit të Kosovës në vitet e 90-ta. 

Personalitet i shquar sportiv, në asnjë moment nuk u tremb por me mijëra sportistë dhe sportiste, pa menduar dy herë, iu kundërvunë milicisë së pushtuesit serb. Ai sot ndihet krenar për sakrificën që ka bërë për boksin dhe sportin e Republikës së Kosovës. Si sot i kujtohen kohërat më të vështira, kur edhe ringun e ndërtonin me dru  përkatësisht litarë!

Vite sa të errëta aq edhe të krenarisë, për faktin se sfiduan regjimin kriminal serb. Njeriu i sakrificave, që ishte halë në sy për regjimin serb, sot është shofer autobusi.  Xhigoli, edhe sot është frymëzim për vet njerëzit që punojnë në Federatën e Boksit, se si luftohet për shtet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat