“Kam dueluar me Wilder dhe Joshua, por Fury është më i miri”

Boksi

“Kam dueluar me Wilder dhe Joshua, por Fury është më i miri”

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 10:25
Anthony Joshua, Tyson Fury, Deontay Wilder

Jason Gavern, tashmë 43 vjeç, është një nga ata boksierët e paktë që ka patur rastin të duelojë me disa nga kampionët e botës në peshat e rënda. I tërhequr nga ringu në vitin 2016 (27 fitore, 21 humbje, 4 barazim), ai ka dueluar ndaj Anthony Joshua (2015) dhe Deontay Wilder (2014). Në të dyja këto sfida ai ka humbur me KO.

Gjithsesi, ai shprehet se të dy këta boksierë nuk i afrohen aspak Tyson Fury, kampioni aktual i botës në peshën e rëndë (kategoria WBC). “Me Tyson jam stërvitur për 10 ditë me radhë. Ishte tmerrësisht i jashtëzakonshëm. Wilder dhe Joshua, që i kam patur përballë në ring në duele të verteta, as nuk i afrohen Fury”, tha Gavern.

“Joshua është më teknik se Wilder, shihni shifrat e tij. Wilder ka më shumë fuqi në ring se Joshua. Askush nuk ka fituar kaq shumë me KO se Wilder. Ndaj tyre jam stërvitur me vetëm pak ditë përgatitje, i lajmëruar në momentet e fundit. Ndërsa me Fury qëndrova gjatë, është i jashtëzakonshëm në ring. Është më i miri nga këta të tre”, tha Gavern.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat