Rudajt nga Malisheva i ofrohet të ndeshet për 2 tituj botëror 

Boksi

Rudajt nga Malisheva i ofrohet të ndeshet për 2 tituj botëror 

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 15:13
Rudajt nga Malisheva i ofrohet të ndeshet për 2 tituj botëror 

Djaloshi i artë i cili jeton dhe vepron në Zvicër por që ka prejardhje nga Malisheva, i është ofruar edhe një mundësi e madhe për të luftuar për 2 tituj botëror pas atij që fitoj vitin e kaluar në “IPCC World Champion”. Pas takimit me presidentin e A.F.S.O, Alessandro Sorce në Gjermani ai nënshkruajti marrëveshje për të luftuar për 2 tituj mjaft të njohura botërore në Muay Thai, ato A.F.S.O pro Muay Thai World Champion dhe A.F.S.O pro Kard Chuek World Champion. Në këtë rast “ArenaRing” zhvilloj edhe një bisedë me Luan Rudaj ku edhe shpalosi planet e tija rreth këtyre dy ndeshjeve që pritet të zhvillohen këtë vit. 

Kishit një takim me presidentin e A.F.S.O dhe nënshkruat marrëveshje për 2 tituj, na thuaj me shume rreth këtij takimi?

Rudaj: Gjate mesjavës kam qen i ftuar në Gjermani nga Presidenti i Federatës, A.F.S.O, Alessandro Sorce ku edhe kemi biseduar për të ardhëm time që ta ndërtoj si luftëtar i tyre. Pas një bisede mjaft frytdhënëse arritëm që të merremi vesh për disa çështje interesante ku ndër ta mu ofrua që të zhvilloj dy ndeshje për tituj botëror ku edhe nënshkruajtëm marrëveshje. Tituj që do luftoj janë A.F.S.O pro Muay Thai World Champion dhe A.F.S.O pro Kard Chuek World Champion. Dua ta shpjegoj se stili Kard Chuek asht me rregullat e Muay Thai por vetëm se nuk luftojmë me doreza por me litar ashtu siç kanë luftuar qindra vite më parë pasi ky sport është shumë i vjetër në Tajlandë dhe ende praktikohet andaj edhe kjo po më jep motiv që të tregoj më të mirën nga vetja. 

Kur pritet te zhvillohen këto ndeshje dhe ne cilin vend ?
Rudaj:
Fatkeqësisht gjithçka varet  nga lirimi  i masave botërore si dhe hapja e kufijve. Momentalisht jam në kontakt me ambasadën dhe promoterat e Tajlandës dhe pasi të hapën kufijtë do të udhëtoj në Tajlandë ku edhe më pres stafi im me duart të hapura. 

Kur mendoni te filloni përgatitjet dhe a keni menduar se ne cilin vend do ti zhvilloni te njëjtat?
Rudaj:
Tani më kur gjithçka është zyrtare së bashku me stafin tim do të hartojmë një plan program të përgatitjeve dhe sparingjeve eventuale dhe do të fillojmë menjëherë me ushtrime intensive. Shpresoj të normalizohet pak edhe gjendja me Covid 19 për të mundur që të udhëtoj edhe në shtetet tjera.

Është interesante se ju do ndesheni ne peshën e juaj dhe ajo peshe u është garantuar 1 vit?
Rudaj:
Kjo është dhe arsyeja se pse e kam nënshkruar kontratën, pasi në këtë Federatë ka rregulla dhe gjithçka është zyrtare në faqen e tyre. Kështu, nëse dikush ka kualitet që të ndeshet për titull brenda vitit në peshën e tij duhet së pari të bëhet kërkesë te Federata kurse më pas presidenti varësisht prej rezultateve që ka kundërshtari i jep të drejtë apo jo dhe të njëjtën e publikon në faqen e tyre zyrtare. Titullin e fituar ke drejt ta mbash 1 vit, kurse më pas duhet që të mbrosh të njëjtën me një kundërshtar që të cakton Federata. 

Nëse  i fitoni titujt ju jepet mundësia që më pas të mbroni titujt në Zvicër apo në Kosovë?
Rudaj:
Dy ndeshjet botërore që do ballafaqohem do të zhvillohen jashtë Evropës, sigurisht në Tajlandë dhe nëse i fitoj të njëjtat më jepet mundësia që ato më pas ti mbroj në shtetin ku jetoj në Zvicër apo në Kosovë atje ku kam prejardhjen. Kjo është edhe një motiv shtesë që në të ardhmen ti mbledh shqipet më një vend dhe të festojmë së bashku sukseset e mija. 

A mendoni se nëse arrini te fitoni këto 2 tituj do te ngriheni edhe me shume ne karriere ?
Rudaj:
Po absolut, sidomos ne stilin Kard Chuek qe do te fitoj zemrat e shqiptarëve dhe krejt fansave te këtij sporti. Nuk është lehtë te luftosh pa doreza dhe duart te lidhura me litar, pasi lëndimet mund te jen tragjike, por jam shumë i vendostë dhe dua ta praktikoj ne te ardhmen. Do te jem krenar te jem një prej te pareve si ja mundëson shikuesve me shikuar këtë lloj përballje pasi që shumica këtë sport e kanë shikuar vetëm nëpërmjet televizioneve.

Sa e keni mbështetjen nga sponzorat pasi dihet se tani ju duhet mbështetje per fillimin e përgatitjeve si dhe për vet ndeshjet?
Rudaj:
Po asht i vërtet na shumë kemi nevoje për sponzora, pasi që në kohën e përgatitjes stërvitem  2/3 here ne dit dhe 6 dite ne jave, kështu që unë jam i limituar në punë dhe normal pësoj humbje financiare. Nga ana tjetër, mënyra e jetës ndryshon si në aspektin e ushqimit, proteinave dhe mjeteve të punës dhe kjo kushton bukur shumë.

Dua të falënderoi publikisht çdo Sponsor që e kam pas dhe e kam. Apeloj që të më mbështes ndonjë kompani e madhe pasi dihet se kur të rrinë pas një e tillë atëherë edhe lehtësohet puna dhe ndihesh më i sigurt si në aspektin psikik ashtu edhe fizik. Kemi shumë biznismena dhe firma të fuqishme në Zvicër dhe Kosovë që kanë mundësi për ti ndihmuar sportistëve andaj kjo është mundësi edhe për ata që të na ndihmojmë, kurse ne do ti gëzojmë më  tituj botëror dhe normal promovim. 

Si i keni raportet me institucionet sportive në Kosovë dhe çfarë ndjenja keni për vendin ku edhe keni prejardhjen?
Rudaj:
Ja shumë i motivuar dhe jam falënderues qe jam lindur dhe rritur ne Zvicër por edhe krenar se e kam prejardhje nga Kosova. Për mua gjithmonë ka mu lidh çdo gjë me Kosovën. Edhe kjo asht arsyeje pse do te shkoj 1jave me një kamp ne bjeshkët  e Kosovës.  Dua këtë ndjenje ta ndjej se ne vërtet është pjesë e imja. Jo vetëm me fjalë po me vepër dhe vëmendje

Dua te meditoj me gjate atë kohë se kush kemi qen ne shqiptarët, dhe sa kemi vuajtur në luftë ku edhe kanë ra shumë trima duke e mbrojt at tokë të shenjë ndër ta edhe nga familja ime ku kemi dëshmorë.  Andaj në këtë mënyra dhe me triumfe dua edhe unë sado pak të bëj diçka për vendin tim Kosovën. Besoj se kjo do te me forcon shumë psiqikisht për këto përballje të mëdha. Normalisht qe do te jem shumë lumtur dhe i nderuar nëse do të kam takime edhe me institucionet te Kosovës.

Por për shkak respektit qe e kam për sportistët te mëhershme isha kanë shumë i gëzuar nëse do te ftohen ata njëherë për një mirënjohje për sakrificën e tyre. Unë shpresoj qe edhe shumë vite do te luftoj dhe kam kohë me vërtetuar veten se kush jam.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat