Kush e ka shkatërruar boksin në Gjilan dhe në disa qendra të Kosovës? A ke përgjigje Musli Zymberi apo ndjehesh fajtor?

Boksi

Kush e ka shkatërruar boksin në Gjilan dhe në disa qendra të Kosovës? A ke përgjigje Musli Zymberi apo ndjehesh fajtor?

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shtator 2020 Në ora: 14:16
Kush e ka shkatërruar boksin në Gjilan dhe në disa qendra të Kosovës? A ke përgjigje Musli Zymberi apo ndjehesh fajtor?

Kur i shikon direkt në sy, pak ka prej tyre që mund të shikojnë në sy, që nga Federata e Boksit të Kosovës dhe te shumica e klubeve të Kosovës!

Boksi, dikur krenari kombëtare, ndërsa sot nuk e ka at krenarinë e dikurshme! Këtë e dijnë edhe zogjtë e malit!
Secili me at takatin e vet mundohet që të adresojë kritika por askush nuk e merr përgjegjësinë për dështime nëpër klube! Nëse i pyet: Janë kampionë të kampionëve! 

Musli Zymberi është kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Boksit të Kosovës, jo rrallë e kritikon Federatën e Boksit të Kosovës dhe çuditërisht askush nga federata deri më sot nuk guxon ta pyet zotëri Musliun: Çfarë keni bërë ju Musli Zymberi për boksin dhe ku jemi me boksin në Gjilan? Ec e guxo pyete!

Kush e ka shkatërruar boksin në Gjilan dhe në disa qendra të Kosovës? A ndjesh fajtor Musli Zymberi? Nëse nuk është i shkatërruar apo në krizë të rëndë, thuaje! 

A e keni faji edhe ju që boksi në Gjilan nuk është në nivelin e duhur, jo vetëm në Gjilan, boksi është në krizë edhe në Ferizaj, edhe në Prishtinë, edhe në Gjakovë, edhe në Pejë, edhe në Mitrovicë, edhe në Prizren etj.

Në vitet e 80-ta, Partizani nga Gjilani, ka qenë pjesë e ligës së dytë federative të ish Jugosllavisë, pjesë e të cilës keni qenë edhe ju dhe ka pasur boksierë shumë cilësorë. Sot Gjilani nuk ka boksierë të atij profilit, por edhe në përgjithësi në vendin tonë, nuk kemi profil për medalje evropiane dhe botërore. Faji nuk është vetëm te federata, faji është edhe nëpër klube që nuk kanë nxjerrë boksierë të profilit evropianë sepse federata është administratë, nuk zbulon dhe as nuk formon boksierë!

Si është e mundur që një djalë nga Gollaku, me emrin Besim Brahimi, sot të dominojë me boksierë dhe ta furnizon kombëtaren e Kosovës, ndërsa alamet qendra po thellohen në krizë, mungojnë investimet?  

Pse boksi në Gjilan ka rënë përtokë? Kush e ka shkatërruar? Ju si kryetar i Shoqatës së trajnerëve, a jeni në dijeni se edhe në qendrat tjera të Kosovës, boksi është sa për të ekzistuar dhe ka mbetur si emër. Ju si kryetar i shoqatës, cilat kanë qenë hapat që i keni ndërmarr për ta shpëtuar boksin? A keni biseduar me trajnerët e klubeve, pse iu mungojnë investitorët dhe pse i ka kapluar kriza? 

Musli Zymberi, dje deklaruat mes të tjera: “Kujt po i shkon përshtati pandemia, MKRS-ës, DSK-ës apo FBOXK-ës?
Puna mbrapsht që është bërë, shkuarja në përgatitje në Brezovicë dhe Durrës. Këtë mbrapshti e arsyetoj me mos marrjen e lejes për mbajtjen e turneut “Lah Nimani”. 

A ka qenë e mundur paraprakisht të merret konfirmimi për mbajtje apo mosmbajtje të turneut?”.

Një pyetje me vend e Musli Zymberit! Ju Musli, si kryetar i shoqatës, a jeni angazhuar edhe ju personalisht që të kërkoni leje nga MSH dhe ISHPK, sepse pjesë e federatës jeni edhe ju! Ju si shoqatë, si kryetar, a keni kërkuar llogari nga trajnerët, ç’po ngjet me klubet, pse nuk kanë boksierë të profilit të lartë! A e dini se shumica e boksierëve ekzistencën e sigurojnë nga puna fizike, se sa për boks vdesin urie! Nëse nuk është ashtu, thuaje burrë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat