Gjon Palokaj para sfidës së madhe në Gjermani

Boksi

Gjon Palokaj para sfidës së madhe në Gjermani

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 13:16
Gjon Palokaj para sfidës së madhe në Gjermani

Në shtetet evropiane dhe kudo në botë,  sportistët shqiptarë po tregojnë rezultate të shkëlqyeshme! 

Sidomos në sporte luftarake ka shumë sportistë që po ia zbardhin fytyrën Kosovës, ndër ta është edhe Gjon Palokaj që garon në sporte ekstreme përkatësisht në kafaz – UFC.

Palokaj po përgatitet për sfidën e madhe të fundjavës përkatësisht të shtunës, ku do të ndeshet me gjermanin Martin Uhlich. 

Image

Meçi do të zhvillohet në Hannover dhe është i rëndësishëm. Palokaj synon fitore dhe ta fitojë brezi.  

Image

Babai i tij, Kenedi, tha se Gjoni është mirë i përgatitur dhe pritet një luftë e fortë në kafaz.  

“Gjon Palokaj garon në kategorinë 66 kg. Deri me tash ka zhvilluar  shtatë meçe dhe ka një humbje. Është 25 vjeçar dhe ka pretendime të mëdha”, thotë Kenedi për gazetën Kombëtare “Bota sot”.

Image

Uhlich është mjaft i fortë por Palokaj beson e shpreson se do të ia dalë ndaj tij.

Keneti tregon se si i lindi dashuria për këtë sport ekstrem dhe nëse fiton të shtunën mund të avancojë më tej. “Dashuria për këtë sport i ka lindur nga axha i tij, David Palokaj, i cili është edhe trajner dhe e ka shkollën e sportit të kafazit – UFC. 

Gjonin janë duke e përcjellë UFC dhe ka rasti që të futet aty.

Image

Gjoni të shtunën lufton për brez dhe nëse e fiton, sërish do të futet që ta mbrojë atë në një të ardhme dhe nëse e arrin këtë, ai do të kalojë në  UFC. Gjasat i ka të mira, është i gjatë 173 centimetra dhe shumë luftarak. Aktualisht është në top 10-shin më të mirë gjerman”, tregon Kenedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat