Tyson i dërgon sinjal Joshuas, ia kërkon këtë

Boksi

Tyson i dërgon sinjal Joshuas, ia kërkon këtë

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 18:19
Tyson i dërgon sinjal Joshuas, ia kërkon këtë

Legjenda e boksit Mike Tyson pritet të kthehet në ring plot 15 vjet pas meçit të fundit profesional kundër Kevin McBride.

Ai do të përballet me ish-kampionin e botës, Jones, në muajin nëntor në Kaliforni.

Ky meç është organizuar për të grumbulluar të holla për bamirësi dhe gjyqtari është urdhëruar të ndërhyjë nëse lufta i kalon kufijtë e një meçi ekzibicioni.

Pavarësisht se është 54-vjeçar, Tyson është në formë të mrekullueshme fizike dhe thotë se me kënaqësi do të përballej me kampionin aktual të botës në WBA, IBF dhe WBO, Joshua.

I pyetur drejtpërdrejt nëse do të përballej me Joshuan, Tyson tha: “Do të më pëlqente shumë. Do të ishte mahnitëse”.

“Dëgjoni, është argëtim. Është thjesht për bamirësi, për diçka të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat