McGregor sfidon legjendën e boksit Pacquiao

Boksi

McGregor sfidon legjendën e boksit Pacquiao

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 18:38
McGregor sfidon legjendën e boksit Pacquiao

Connor McGregor do i rikthehet sfidave edhe njëherë tjetër pas lajmërimit të pensionimit, megjithëse këtë herë arena e dyluftimit nuk do të jetë kafazi i oktagonit, por ringu i boksit.

Luftëtari irlandez përsërit të njëjtën skemë si disa vite më parë, ku lajmëroi duelin e befasishëm me Floyd MayWeather.


Ndërkohë kundërshtari i radhës do të jetë një tjetër legjendë e boksit, si Manny Pacquiao. Covid-19 rikthen në ring boksierin filipinas, i cili tashmë mban edhe postin e senatorit në vendin e tij.

Të ardhurat që Pacquiao do të përfitojë prej përballjes me McGregor do të shkojnë për të ndihmuar vendet të përballojnë krizën e shkaktuar nga pandemia. Dueli do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Lindjen e Mesme dhe konfirmohet nga të dyja palët..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat