Gjyqtari më i mirë që ka Kosova, i vetmi që ndanë drejtësinë në ngjarjet më të mëdha të boksit, në Kampionatin Evropian dhe atë Botëror, Latif Demolli, flitet e përflitet se mund t’i rikthehet jetës në Bullgari!
Raportohet se ai mund t’i rikthehet jetës në Bullgari kur të pensionohet, pas 5 viteve, jo për të punuar por për të kaluar një jetë të qetë dhe për të kujtuar kohërat e arta të tij në vitet e 90-ta, që kaloi në shtetin bullgar.
Demolli është edhe frymëzim për brezat e rinj, që edhe ka zbuluar kuadro të reja të gjyqtarëve dhe që po lë pas vetes një garniturë të mirë.
Njeriu që i dha gjallëri boksit në Kosovë në vitet e pasluftës, që nga asgjëja krijojë një brez të gjyqtarëve, duke qenë edhe shembull për shtetet e rajonit, nëse vendos t’i rikthehet jetës në Bullgari, flitet se mund të bëjë për shkak që mund t’i ikë paksa edhe monotonisë politike dhe të duket më i qetë.
Kryesisht, ai mund të mbetet prapë një aset për boksin tonë por në cilësinë e këshilltarit pas moshës 65-vjeçare.