Kreu i Federatës Shqiptare të Boksit mbron kërkesat e Ligës: Në Kosovë funksionojnë më mirë, falë Qeverisë

Boksi

Kreu i Federatës Shqiptare të Boksit mbron kërkesat e Ligës: Në Kosovë funksionojnë më mirë, falë Qeverisë

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 19:10
Kreu i Federatës Shqiptare të Boksit mbron kërkesat e Ligës: Në Kosovë funksionojnë më mirë, falë Qeverisë

Kauza e nisur nga klubet e Kategorisë Superiore shkon përtej futbollit, teksa miratimi i 4 kërkesave të tyre do të sillte përfitime në të mirë të gjithë sportit në Shqipëri. Në mbështetje të ndryshimeve në ligjin e sponsorizimit kanë dalë edhe Federata e Mundjes, atletika dhe së fundmi edhe Federata e Boksit.

Presidenti i saj, Florend Kalivopulli, shprehet për mikrofonin e “Report TV” se modeli i ndjekur nga Kosova është i përshtatshëm për tu zbatuar edhe në vendin tonë. Sipas tij ligji për sponsorizimet në Kosovë ka bërë që sporti të funksionojë shumë herë më mirë se ne, pavarësisht se ndryshimet në cilësi nuk janë të mëdhaja.

“E kemi ngritur edhe herë të tjera zërin, sepse do të ishte mirë që tatimi për shpërblimin e boksierëve, që është diçka minimale të ishte zero.

Absolutisht që ata (Kosova) janë shumë më mirë se sa ne, shumë më komod, funksionojnë shumë më mirë dhe kjo falë buxhetit që kanë dhe formulës se si qeveria e Kosovës jep fondet. Janë pjesmarrës në të gjithë aktivitetet, kudo që zhvillohen, nuk mungojnë kurrë dhe bëjnë grumbullime pafund. Unë i shoh me zili, sepse janë shumë hapa para nesh në organizimin e tyre dhe nuk janë aspak më mirë se sa ne në cilësinë e boksimit”, ka thënë Florend Kalivopulli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat