Pireva shkëlqen, Sadiku dëmtohet nga gjyqtarët 

Boksi

Pireva shkëlqen, Sadiku dëmtohet nga gjyqtarët 

Nga: Më: 8 tetor 2020 Në ora: 17:37
Pireva shkëlqen, Sadiku dëmtohet nga gjyqtarët 

Në turneun ndërkombëtar "Grand Prix” në Zagreb, garuesit nga Kosova 60 kg Donjeta Sadiku dhe 81 kg Besart Pireva sot boksuan.

“Në ring i pari u paraqit boksieri Besart Pireva 81 kg kundër francezit Monny Raphael i cili ishte një boksier mjaft i mirë dhe me teknik të përsosur, por Besarti gjatë 3 raundeve sulmoi kundërshtarin duke plasuar goditje të forta dhe precize.

Kështu që Pireva u shpall fitues dhe kaloi në gjysmëfinale.

Donjeta Sadiku kundër boksieres nga Suedia Alexiusson Agnes pësoi humbje. Sadiku ishte më e mirë në raundin e 3-të por gjyqtarët menduan ndryshe dhe fituese shpallen boksieren suedeze”, njofton mes të tjera federata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat