Krasniqi me duelin e jetës, titujt ose karrierën?

Boksi

Krasniqi me duelin e jetës, titujt ose karrierën?

Më: 9 tetor 2020 Në ora: 18:19
Krasniqi me duelin e jetës, titujt ose karrierën?

Në Magdeburg të Gjermanisë do të zhvillohet nesër ndeshja e shumë pritur e boksit në mes të Robin Haxhi Krasniqit dhe Dominic Bösel, raporton Olle.

Për Krasniqin i cili i ka humbur dy mundësitë e mëparshme për tu bërë kampion kjo parashikohet të jetë “tiketa” e fundit e karrierës dhe mundësia e fundit për të mbajtur një titull mbi supe.

Kundërshtari i Krasniqit, Bösel aktualisht është kampion në WBA dhe IBO teksa ka edhe rekord fantastik prej 30 fitore dhe vetëm një humbje.

Bokseri me origjinë Shqiptare në anën tjetër në karrierën e tij ka zhvilluar 56 meçe, prej të cilave 50 i ka fituar dhe 6 i ka humbur.

Ndeshja parashikohet të jetë e zjarrtë dhe e barabartë, por favorit i lehtë sipas “betmakers” është Kampioni aktual, Dominic Bösel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat