Ja çfarë paralajmëron Tyson

Boksi

Ja çfarë paralajmëron Tyson

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 12:22
Ja çfarë paralajmëron Tyson

Mike Tyson do të rikthehet në ring më 28 nëntor, në një duel “show” me tetë raunde ndaj Roy Jones Jr, që do të zhvillohet në Kaliforni. Një sfidë që rikthen 54-vjeçarin amerikan pas gati 20 vitesh në ring, aty ku është një legjendë.

“Iron Mike” ka treguar përmes një postimi në “Instagram” se është në formë optimale dhe kërcënon rivalin e tij, duke i thënë të ketë frikë nga kjo sfidë.

“Çfarë duhet të kesh që te jesh trim? Duhet të kesh frikë për të qenë trim.

Kjo është ajo që i bën njerëzit të thonë se ju jeni i guximshëm, sepse ata e dinë që keni frikë dhe tani po përballeni me diçka që është e panatyrshme në këtë jetë. Por ju e kontrolloni frikën tuaj dhe përballeni me të”, ka qenë komenti i Mike Tyson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat