Thaqi - boksier dhe trajner i dëshmuar në Gjeneratën e Republikës, dëshmor i lirisë  

Boksi

Thaqi - boksier dhe trajner i dëshmuar në Gjeneratën e Republikës, dëshmor i lirisë  

Nga: Kemajl Goca Më: 13 tetor 2020 Në ora: 20:09
Thaqi - boksier dhe trajner i dëshmuar në Gjeneratën e Republikës, dëshmor i lirisë  

Në vitet e 90-ta, sportistët shqiptarë u organizuan në forma të ndryshme dhe dhanë gjithçka nga vetja për të mbajtur gjallë sportin e Republikës së Kosovës. 

Sportistët shqiptarë u përgjigjen njëzëri për të garuar në Kampionatin e pavarur të Republikës së Kosovës dhe jo më të vazhdojnë me ligat ish jugosllave dhe me klubet e Serbisë.

Një boksier i shquar dhe trajner i dalluar, që nuk harrohet është edhe Xhafer Thaqi! 

Image

Ai ka qenë prej boksierëve dhe trajnrëve më të mirë që kishte Gjakova dhe Kosova në vitet 90-ta. 

Ai kishte dhënë kontribut të çmuar për boksin dhe sportin në përgjithësi. 
Ishte i fuqishëm, i guximshëm dhe së bashku me mijëra sportistë iu kundërvunë agresorit serb. 

Edhe sot thonë, Xhaferi ka qenë njeriu i fjalës, i vendosur dhe sypatrembur përballë çdo kërcënimit që vinte nga kuzhina e Beogradit. 

Image

Si mijëra shqiptarë edhe Xhafer Thaçi iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e luftuar armikun shekullor, Serbinë. 

Thaqi ra heroikisht me 13 prill të vitit 1999 në mbrojtjen të Republikës së Kosovës. Thaqi si në ring si me pushkë i doli në mbrojtje atdheut. Sportist i Gjeneratës Republikës dhe dëshmor i lirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat