Kampioni i botës - dekorohet me “Medaljen Presidenciale të Meritave” nga presidenti i Kosovës

Boksi

Kampioni i botës - dekorohet me “Medaljen Presidenciale të Meritave” nga presidenti i Kosovës

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 11:23
Haxhi Krasniqi dhe Hashim Thaçi

(E plotësuar) -  Presidenti i vendi Hashim Thaçi ka dekoruar kampionin botëror të boksi, Haxhi Krasniqin me Medaljen Presidenciale të meritave për promovimin e Kosovës në sport.

Postimi i plotë

Kampionin botëror të boksit ?, Haxhi Krasniqin, e dekorova me Medaljen Presidenciale të Meritave për promovimin e Kosovës ?? në arenën ndërkombëtare dhe për sukseset në sport. E falënderoj për emocionet e papërshkrueshme që na ka dhuruar në çdo ndeshje boksi ??.

Haxhiu është krenari e pafund për Kosovën! HTH

***

Haxhi Krasniqi është dekoruar me “Medaljen Presidenciale të Meritave” nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për nder arritjes së tij më ta madhe në karrierë, fitimin e titullit të botës në boks.

Kampioni i Botës në Boks, Haxhi Krasniqi ka ardhur në Kosovë për t’i prezantuar titujt e fituar të shtunën mbrëma.

Boksieri nga Juniku është parë në objektin e presidencës.

Junikasi do të dekorohet nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Krasniqi të shtunën ka fituar titullin e Botës në pesha të mesme pasi ka nokautuar Dominic Boselin.

Haxhi Krasniqi asnjëherë nuk e ka fshehur prejardhjen e tij dhe gjithmonë është shprehur i gatshëm që një ditë të boksoj në Kosovë.

Presidenti Thaçi e pret në takim kampionin e botës, Robin Haxhi Krasniqi

Presidenti Hashim Thaçi është duke zhvilluar një takim me boksierin Robin Haxhi Krasniqi.

Krasniqi së fundmi zhvilloi një meç për brezat IBO dhe WBA, ku edhe u shpall kampion i botës pas nokautimit që i bëri Dominic Bosel katër ditë më parë.

Takimi i presidentit dhe boksierin nga Juniku vije pikërisht pas triumfit që pati ky i fundit.

Takimi është duke u zhvilluar aktualisht në zyrat e presidencës dhe pritet të ketë prononcim për medie pas përfundimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat