Bosel harron nokautin, ja çka kërkon nga Haxhi Krasniqi

Boksi

Bosel harron nokautin, ja çka kërkon nga Haxhi Krasniqi

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 11:44
Bosel harron nokautin, ja çka kërkon nga Haxhi Krasniqi

Haxhi Krasniqi u shpall Kampion i Botës në pesha të mesme pasi rrëzoi përtokë Dominic Boselin.

Por Boseli kërkon që shumë shpejt të ndodhë revanshi në mënyrë që t’i rikthejë dy brezat e humbur.

“Tani e kam të qartë, asgjë nuk qëndron në rrugën e një revanshi. Unë dua që dy brezat të kthehen. Lufta mund të vijë“.

“Nuk mund të bëj një pushim të gjatë. Unë do të shëroj dhimbje të vogla në shpatullën time dhe në tendinën e Akilit. Pastaj vazhdojmë“, ka shtuar gjermani.

Edhe Haxhi Krasniqi është i pajtimit që një ndeshje e dytë midis tyre të ndodhë së shpejti.

“Unë jam gati për një duel të dytë me Dominicun. Ai është një luftëtar i shkëlqyeshëm“, ka thënë kosovari pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat