Ky është shqiptari që ia qëlloi saktë për Haxhi Krasniqin, një ditë para meçit!

Boksi

Ky është shqiptari që ia qëlloi saktë për Haxhi Krasniqin, një ditë para meçit!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 tetor 2020 Në ora: 15:02
Popova dhe Krasniqi pas meçit

Dikujt iu ka dukur anormale deklarata e Eroll Popovës! Ai kishte thënë me 9 tetor: “Dominic Bosel (kampion i botës deri në orën 23.30 të ditës 10 tetor) nuk mund të krahasohet me Haxhi Krasniqin”.

Fotoreporteri i njohur nga Kosova, Popova, që jeton e vepron në Magdeburg të Gjermanisë, i ka njohur që të dy boksierët, Krasniqin dhe Boselin! Ai duke u bazuar në njohurit që kishte për ta, e kishte dhënë edhe parashikimin, që i doli i saktë kundër gjermanit!

Që besa Popova kishte thënë se as në stërvitje gjermani nuk ka pasur kaçik të përballet me Haxhiun! Haxhi Krasniqi është kampion i botës në versionin WBA dhe IBO në kategorinë gjysmë të rëndë.       

“Ky nuk ka vetëbesim që të krahazohet me Haxhiun. Po ashtu edhe në stërvitje nuk ka kaçik mu shty me Haxhiun... Kohën e fundit ky djali është  përmirësuar por nuk ka pas kundërshtar me bilanc të fortë. Haxhiu i del me bilanc 50+ meçe.
Haxhiu qysh në meçin e fundit me tha: ‘Këtë po e pret dhe ja kjo ndodhi’. E ka lakmu moti me shti në dorë, se në sparing shpesh kishte ky arsyetime pse nuk i dilte në ring.

E tash menaxheri i konvenon (për të cilin kam respekt maksimal dhe shumë e dua Ulf Steinforth) që për shkak të moshës dyshon në forcën e Haxhiut si dhe në fitore, se Bosel që të vërteton njëri kundër - tjetrit se a janë “burra“ a jo. Shpresoj që meçi do të jetë Fair-Play dhe fitore për Haxhiun, që të na e plotëson dëshirën dhe të bëhet kampion i botës pa karrierë amatore, siç s’ka ndodhur më përpara ndonjëherë.  

Besoj në strategjinë e Haxhiut që e vendos me trajnerin por siç ka thënë edhe ky: ose po e rrahu si burrë ose le të me rrah si burrë! Është boks dhe aty me simpati nuk vlerësohem por me grushte, më i miri le të fiton”, kështu ka thënë me 9 tetor mes të tjera Popova për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat