Jashari: Haxhi Krasniqi, Majlinda Kelmendi e sportistë tjerë janë ambasadorët më të mirë të kombit tonë shqiptar

Boksi

Jashari: Haxhi Krasniqi, Majlinda Kelmendi e sportistë tjerë janë ambasadorët më të mirë të kombit tonë shqiptar

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 17:44
Haxhi Krasniqi dhe Bekim Jashari

Kampioni i boksit Haxhi Krasniqi, sot ka vizituar Prekazin.

Ai atje është takuar me Kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin.

Kryetari Jashari ka thënë se do t'i propozoj Kuvendit të Komunës që kampionin e botës Haxhi Krasniqi të shpallim qytetar nderi të qytetit tonë historik, në shenjë mirënjohje e falënderimi për suksesin e arritur në arenën ndërkombëtare.

Postimi në Facebook:

Takim vëllazëror me kampionin e botës në boks, Haxhi Krasniqi, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, të cilin e urova për arritjen e titullit kampion i boksit në botë dhe e falënderova për nderin dhe respektin e treguar për familjen tonë Jashari dhe familjet e dëshmorëve tjerë të kombit.

Si Kryetar i Komunës në seancën e radhës do t'i propozoj Kuvendit të Komunës që kampionin e botës Haxhi Krasniqi të shpallim qytetar nderi të qytetit tonë historik, në shenjë mirënjohje e falënderimi për suksesin e arritur në arenën ndërkombëtare.

Para mediave deklarova që sportistët tonë si Haxhi Krasniqi, Majlinda Kelmendi e sportistë tjerë janë ambasadorët më të mirë jo vetëm të shtetit tonë por edhe të kombit tonë shqiptar në përgjithësi.

Kampionit tonë i urova shëndet e lumturi tërë jetën!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat