Krasniqi: Ndeshja me Boesel ka qenë më e rëndësishmja në karrierën time

Boksi

Krasniqi: Ndeshja me Boesel ka qenë më e rëndësishmja në karrierën time

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 23:13
Haxhi Krasniqi

Kampioni botëror në boks, Haxhi Krasniqi, ka thënë se ndeshja me ish-kampionin Domenic Boesel, ka qenë më e rëndësishmja në jetën e tij.

Në emisionin Rubikon, ai ka treguar se ka qenë tepër i përgatitur për këtë ndeshje dhe se shpesh herë ka ushtruar me lot në sy.

“Për ketë sukses dhe për çdo sukses gjatë karrierës sime, falënderimi i takon Zotit. Kjo ka qenë ndeshja kryesore e jetës sime – kam pasur sakrifica shumë të mëdha për këtë titull”.

“E kam pasur një frikë në vetvete duke thënë se nëse kësaj radhë nuk ndodhë, do të më mbetet një pikë gjithë jetën. Kam pasur gjithmonë disiplinë shumë të madhe”.

“Atë natë mezi kam pritur me ra zilja për këtë ndeshje. Kur e kam qëlluar me të parën herë, e kam ndjerë në boksin tim se kundërshtari është i dëmtuar”.

“Kur përfundoi, ka qenë një moment që nuk mund ta harroj kurrë – ka qenë një gëzim dhe një moment ku kam piskatur ku kam menduar se edhe Zoti më ka dëgjuar”.

“Gjermania ia ka dhënë përkrahjen më të madhe Boeselit. Por, unë kam qenë shumë këmbëngulës për këtë titull dhe ndodhi ashtu si e kam ëndërruar”.

“Shpesh kam pasur edhe lot në sy para ushtrimeve sepse e kam ditur që po afrohet kjo datë. Në rrugë kur isha duke vozitur, mendimet kryesore kanë qenë për këtë ndeshje. Sidomos ditët e fundit, vazhdimisht e kam parë vetën duke ma ngritur dorën lartë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat