Criscy Cyborg, mundësja e famshme e MMA-së, pa dyshim që po shkruan historinë e këtij sporti.
Ajo mbrojti titullin me një fitore ndaj Arlene Blenkovit dhe e mbylli meçin në rundin e dytë.
Chris Cyborg u bë mundësja e parë në histori që arriti ta mbrojë titullin në më shumë se katër organizata elitare të MMA-së.
35-vjeçarja përveç titujve në Strikeforce, Invict, UFC dhe Bellator, ka edhe dy medalje të arta nga kampionati botëror në Brazi.