E kërcënon...

Boksi

E kërcënon...

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 12:10
E kërcënon...

Justin Gaethje premton se do ta fitojë duelin ndaj Khabib Nurmagomedov. Dy sportistët do të përballen mes tyre në eventin UFC-254, që zhvillohet në Abu Dhabi, në “fight island”.

Edhe pse Khabib njihet si një mundës dhe kapës i mirë, Gaethje është gati të përballet me këtë stil dyluftimi të rusit. “Kam gjithë jetën që bëj mundje. Mundja nuk është e rrezikshme, por sa herë që të kapin t’i humbet forcë”, tha Gaethje.

“Kam punuar fort për të parashikuar atë që do të ndodhë në kafaz. Khabib nuk është përballur me dikë si unë, që ka gjithë jetën që bën mundje. Kemi të njëjtën moshë dhe merremi me sport pothuajse në të njëjtën kohë”, tha Gaethje.

“Mënyra se si do ta mposht do të jetë duke e vënë në gjumë. Duke e kapur trupin e tij dhe duke i hequr vetëdijen nga trupi i tij. Kështu do ta fitoj duelin. Asnjëri nga ne nuk do të dorëzohet deri sa rivali të tërhiqet nga kjo betejë. Do t’ia bëj jetën të vështirë, pasi nuk është përballur me një si unë”, tha Gaethje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat