Luftë e çmendur, Nurmagomedov - Gaethje, ja kush fiton! Ky është kampion i ri

Boksi

Luftë e çmendur, Nurmagomedov - Gaethje, ja kush fiton! Ky është kampion i ri

Nga: K.Goca Më: 24 tetor 2020 Në ora: 21:13
Khabib Nurmagomedov

(E plotësuar) - Khabib Nurmagomedov ka arritur ta mbrojë titullin e tij në garën UFC, të kategorisë së lehtë.

Khabib Nurmagomedov ishte më i mirë dhe me ndërprerje (me nokdaun) e fitoi sfidën e madhe ndaj amerikanit.

Khabib e fitoi këtë ndeshje në rundin e dytë të UFC-së.

Konsiderohej si dueli i vitit në Artet Marciale Mikse, teksa u sfiduan dy prej luftëtarëve më të mirë të UFC-së. Khabib kështu zgjeron rekordin e tij, duke e çuar në 29 fitore radhazi, në po kaq ndeshje të zhvilluara.

Në rundin e parë u zhvillua luftë jashtëzakonisht e fortë mes dagesatanezit që përfaqësoi Rusinë dhe amerikanit.  Nurmagomedov ishte diçka më i mirë, më sulmues përballë rivalit!

Gaethje u përpoq me mish e më shpirt që të bëjë më shumë, por nuk i shkoi ndoresh në rundin e dytë, kur humbi me ndërprerje. Nurmagomedov shpërtheu në vaj dhe lot prej gëzimit për titullin e botës, ndërsa amerikani dukej sikur pa ndjenja i shtrirë në dysheme. Një duel që solli emocione të mëdha për dashamirët e UFC, por Nurmagomedov si gjithmonë i papërmbajtshëm.

Khabibi ka deklaruar se nuk do të ndeshet më. “Nuk ka më gjasa që të vij këtu të ndeshem pa babain tim”, ka thënë ai.

Emocione të pafundme në kafaz dhe përreth saj. 

Justin Gaethje mbetet pothuajse pa ndjenja në rundin e dytë! Khabib Nurmagomedov shpërthen në lot.  Meçi u ndërpre në rundin e dytë.

Nurmagomedov është paksa më i mirë, ndërsa amerikani ka një lëndim të vogël në fytyrë.

Luftë e madhe në kafaz, të dy palët godasin me grushte. Khabib Nurmagomedov dhe Justin Gaethje luftojnë si si luftëtarë të vërtetë.  Amerikani kërkon fitore.

Khabib Nurmagomedov dhe Justin Gaethje do të përballen sonte në kuadër të UFC 254.

Dy yjet e MMA-së do të përcaktojnë sonte se kush do të jetë kampion i peshave super të mesme.

The Eagle ende nuk di se çfarë është humbja apo barazimi, pasi deri më tani ka 28 triumfe, për dallim nga Gaethje që ka 22 fitore, dy barazime, mirëpo asnjë humbje.

Dyshja kanë përfunduar të premten matjet zyrtare, derisa Khabib dyshohet se nuk e kishte peshën e duhur, mirëpo që ia doli mbanë.

Dagesatanezi arriti në peshën e 70 kilogramëve, për takimin që zhvillohet sonte (e shtune) nga ora 20:00 në Abu Dhabi, Ishullin Yas.

Për të pestën herë, dyshja nuk e kishin arritur akordin për t’u përballur mes vete, derisa kjo është hera e gjashtë dhe duket se do të realizohet.

Ndeshja fillon në ora 22:00.

Për ta shikuar LIVE klikoni KËTU.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat