McGregor ka një mesazh për Khabib Nurmagomedov, pas fitores dhe pensionimit të këtij të fundit

Boksi

McGregor ka një mesazh për Khabib Nurmagomedov, pas fitores dhe pensionimit të këtij të fundit

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 06:08
McGregor

Conor McGregor ka përcjell një mesazh për Khabib Nurmagomedov, pas fitores së këtij të fundit.

Khabib Nurmagomedov u tregua shumë i fortë për Justin Gaethje, duke çuar rekordin e tij në 29:0.

Megjithatë, pas duelit, rusi njoftoi se do të pensionohet nga bota e MMA.

Reagim për fitoren e Khabib pati edhe nga McGregor, i cili ka shfaqur respektin e tij maksimal për rusin.

“Performancë e mirë Khabib Nurmagomedov. Unë do të vazhdoj. Respekt dhe ngushëllime për babain tënd, përsëri. Për ty dhe familjen tënde. I juaji, McGregor”, ishte shkrimi i McGregor në ‘Twitter’.

McGregor dhe Khabib Nurmagomedov ishin përballu një herë mes vete, në një duel ku rusi dilte fitimtar.

Irlandezi njftonte më parë pensionimin, por duket se ka vendosur të kthehet përsëri në oktogon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat