Çfarë njeriu, çfarë luftëtari: “Nuk luftoj më pa babanë, i premtova nënës që do ta përfundoj karrierën në UFC”

Boksi

Çfarë njeriu, çfarë luftëtari: “Nuk luftoj më pa babanë, i premtova nënës që do ta përfundoj karrierën në UFC”

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 08:41
Khabib Nurmagomedov

Khabib Nurmagomedov ka mposhtur Justin Gaethje dhe ka fituar titullin e peshave të lehta në UFC 254. Ai menjëherë shpërtheu në lot pas luftës në kujtim të babait të tij të vdekur para pak kohësh.

Raundi i parë prej pesë minutave ishte thuajse i barabartë me Khabib për një nuancë më të mirë. Luftëtari nga Dagestani pati 24 goditje për dallim nga 22 të luftëtarit nga Amerika.

Raundi i dytë ishte vendimtar në këtë përballje dhe Khabib këtu tregoi forcën. Pas disa goditjeve nga të dy luftëtarët, Nurmagomedov e lidhi mirë Gaethjen me këmbë deri sa e la pa ndjenja në oktogon.

Khabib me këtë rast edhe u pensionua nga ky sport, dhe u tërhiq nga UFC si kampion.

Khabibi pas ndeshje ka thënë se i ka premtuar nënës së tij se nuk do të ndeshet më.

“Kur UFC më thirri për Justinin, bisedova me nënën dhe babain tij. I premtova asaj që kjo do të jetë ndeshja ime e fundit. E dhashë fjalën dhe duhet ta mbaj atë. Kampion i padiskutueshëm, mendoj se e meritoj këtë”, ka deklaruar ai.

“Nuk ka më gjasa që të vij këtu të ndeshem pa babain tim”, ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat