Vranovci: Kiki, Beqiri dhe Murati janë në formë! Boksi ka rritje 

Boksi

Vranovci: Kiki, Beqiri dhe Murati janë në formë! Boksi ka rritje 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 tetor 2020 Në ora: 13:25
Vranovci: Kiki, Beqiri dhe Murati janë në formë! Boksi ka rritje 

Kryetrajneri i klubit të boksit Kastrioti nga Ferizaj, Besnik Vranovci, mendon se ka rritje të cilësisë së boksit në Kosovë. 
Vranovci e pranon se po kanë vështirësi edhe me stërvitje për shkak të rrethanave që po ballafaqohen me pandemi.  

Sa i përket Kastriotit ka thënë se do të ngjitet shumë shpejt në piedestal.

“Klubin e boksit Kastrioti e shoh shumë shpejt në piedestalin më të lartë kemi, kemi shumë talent e talente.

Image

Është vështirë të stërvitemi në pandemi por kemi pak kujdes të shtuar edhe lutem që të na ruan Zoti”, tha Vranovci për gazetën kombëtare “Bota sot”.  A ka rritje të cilësisë? “Po ka rritje të cilësisë së boksit në Kosovë. Kuptohet, pandemia gati se e bëri të veten. Mirëpo, shpresojmë që jemi në nivel të mirë edhe si klubi Kastriotit edhe klubet e licencuar në Federatën e boksit”, ka thënë Vranovci. 

Image

Ai më tutje ka veçuar edhe disa boksierë: “Veçoj boksierët Shpend Kiki,  Erzon Beqiri dhe Etnik Murati, të cilët janë në formë shumë të mirë dhe presim shumë nga ta. Kuptohet të gjithë në klub janë në formë të mirë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat