Jon Jones reagon pasi Khabib Nurmagomedov u shpall si më i miri në kategorinë kile për kile

Boksi

Jon Jones reagon pasi Khabib Nurmagomedov u shpall si më i miri në kategorinë kile për kile

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 16:23
Khabib dhe Jon Jones

Jon Jones e ka kritikuar UFC-në që ka publikuar listën ku tregohet se Khabib Nurmagomedov është tani më i miri në kategorinë kile për kile.

Ylli dagestanez i kishte kërkuar UFC-së që të vendosnin atë në vendin e parë, pas triumfit ndaj Justin Gaethjes në fundjavën e kaluar.

“E di vetëm një gjë çfarë dua nga UFC, u djem duhet të më vendosni si numri 1 në kile për kile, pasi e meritoj atë”, ka thënë The Egle pas përfundimit të duelit.

“Kampion i padiskutueshëm në UFC, kampion i pamposhtur në peshat e lehta, 13-0, 13 në UFC, 29 në total në karrierën e MMA-së. Mendoj se e meritoj”, ka thënë ai më tej

Në lidhje me këtë renditje, Jones nuk është pajtuar duke thënë: “Këta numra janë gjepura”.

Legjenda e UFC-së ka thënë më tej se Khabib ka pasur vetëm Conor McGregorin si kundërshtar serioz dhe nuk duhet ngritur dagestanezin aq shpejtë në pozitën e parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat