Tyson: Isha shumë nervoz

Boksi

Tyson: Isha shumë nervoz

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 11:16
Tyson: Isha shumë nervoz

Mike Tyson shprehet se e ka kaluar momentin e parë të panikut, kur vendosi të rikthehej në ring 15 vjet nga dueli i tij i fundit. 54-vjeçari, një legjendë e peshës së rëndë në boks, do të duelojë më 28 nëntor ndaj një tjetër ikone të këitj sporti, Roy Jones Jr. Një duel “show” me 8 raunde, me nga dy minuta secili.

“Në atë kohë, unë isha si një fantazmë e vetes time në Uashington. Thjesht nuk doja të dueloja më edhe pse kisha shumë oferta të mira. Isha shumë nervoz për ta bërë këtë gjë”, tha Mike Tyson.

Ndërsa tani, si një musliman i devotshëm pas konvertimit, shtoi: “Zoti ka qenë gjithnjë e vetmja qënie që i jam frikësuar dhe jam i vendosur ta takoj. Pasi kam bërë gjithçka në jetën time, mendoj se ka ende shumë gjëra për të realizuar. Kjo sfidë, ky rikthim në ring është një gjë që duhet ta bëj”.

“Rivali im është i fortë, një legjendë e ringut. Ndaj, jam stërvitur njësoj si 20 vite më parë”, tha Mike Tyson, që konfirmoi se një pjesë të madhe të të ardhurave do t’i dhurojë për bamirësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat