Përballja interesante mes Chisoras dhe Usyk

Boksi

Përballja interesante mes Chisoras dhe Usyk

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 12:40
Përballja interesante mes Chisoras dhe Usyk

Derek Chisora dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në kuadër të peshave të rënda në WBC.

Të dy mundësit kanë kryer matjet zyrtare gjatë ditës së djeshme (e premte), derisa përballja e sontme garanton spektakël.

Usyk peshoi 109 kilogramë, derisa Chisora kishte një ngritje në peshë, prej 107 në 111 kilogramë.

38-vjeçari Chisora do ta ketë mjaft vështirë sonte, pasi pesha e tij është më shumë.

Në 41 përballje, Chisora ka pësuar vetëm dy humbje – nga Davide Haye dhe Dillian Whyte.

Kurse, Usyk konsiderohet favorit pasi cilësohet si sportist me lëvizje të shpejta.

Ndryshe, përballja e sontme nis nga ora 23:00 në “Wembley Stadium”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat