Kjo i ndodhi Nuri Seferit nga boksieri rus

Boksi

Kjo i ndodhi Nuri Seferit nga boksieri rus

Nga: K.G. Më: 31 tetor 2020 Në ora: 17:39
Këtu mund ta shikoni meçin mes Nuri Seferit dhe ish kampionit të botës, Murat Gassiev

(E plotësuar) - Nuri Seferi pëson humbje me nokaut në rundin e parë nga rusi Murat Gassiev. Seferi nuk e kishte mbrëmjen e tij dhe zhgënjeu. Pak kush e ka pritur këtë humbje kësisoj.

E pabesueshme por e vertetë, humb me nokaut. Ky është sporti, ky është boksi.

Seferi humb në peshën e rëndë dhe zhgënjen të gjithë.

***

Meçi paralajmërohet se do të fillojë rreth orës 22.00, gjithnjë duke iu referuar mediave në Ukrainë!  

Ish kampioni i botës në kategorinë “cruiserweight”, rusi Murat Gassiev (26-1, 19 KO) do të luftojë sonte ndaj boksierit shqiptar, Nuri Seferi.

Gassiev, 27 vjeçar do të luftojë për herë të parë pas dy vitesh pauzë ndaj “Tysonit shqiptar” që ka një rekord prej 41 fitoresh dhe 9 humbjesh.

Gassiev vs. Seferi është meçi kryesor i një natë me shumë sfida në WOW Arena në Krasnaya Polyana, Sochi.

Rreth orës 20:00/21:00 – pritet të zhvillohet meçi mes Nuri Seferit dhe rusit, Gassiev.

Ky meç transmetohet në këtë kanal në Youtube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat