WBC krijon një Divizion të ri në boks, peshën “bridgerweight”

Boksi

WBC krijon një Divizion të ri në boks, peshën “bridgerweight”

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 18:06
WBC krijon një Divizion të ri në boks, peshën “bridgerweight”

Mauricio Sulaiman, presidenti i WBC, ka deklaruar se ka krijuar një Divizion të ri për boksierët. Pesha e re quhet “bridgerweight” (pesha deri 102kg).

Sipas Sulaiman, bëhet fjalë për një Divizion që do të vendoset midis peshës “cruiserweight” dhe peshës së rëndë. Nuk dihet ende nëse edhe kategoritë e tjera (IBF, WBA e WBO) do të krijojnë një Divizion të tillë.

Për shumë persona ky Divizion i ri është absurd, pasi shumica e boksierëve kalojnë nga pesha “cruiserweight” (pesha deri 93kg) në peshën e rëndë, aty ku janë boksierët më të mirë dhe ka më shumë parà.

Për momentin nuk dihet se cilët boksierë do të garojnë në këtë Divizion të ri. WBC ka nisur një fushatë për të afruar sa më shumë boksierë në këtë peshë të re të krijuar prej saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat