Goditje e fortë me të djathtën dhe për 2 sekonda, Diaz mbyll meçin

Boksi

Goditje e fortë me të djathtën dhe për 2 sekonda, Diaz mbyll meçin

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 12:15
Goditje e fortë me të djathtën dhe për 2 sekonda, Diaz mbyll meçin

Është regjistruar nokauti më i shpejtë, në BKFC, organizatën që lejon boksierët të luftojnë pa doreza.

Uli Diaz nga Kuba ka arritur të mposhtë amerikanin Donelei Benedeto për vetëm 2 sekonda. Sapo bie gongu për fillimin e dyluftimit,

Diaz lëshon një të djathtë të fuqishme duke e hedhur kundërshtarin direkt në ring.

Boksieri amerikan ka rënë pa ndjenja në ring, teksa Diaz nisi të festojë menjëherë, në një ndeshje që ai e mbylli për 2 sekonda, duke i mahnitur të gjithë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat