Shevchenko dhe Figueiredo mbrojnë titujt kampionë

Boksi

Shevchenko dhe Figueiredo mbrojnë titujt kampionë

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 11:36
Shevchenko dhe Figueiredo mbrojnë titujt kampionë

Shevchenko dhe Figueiredo mbrojnë titujt kampionë!

Në Las Vegas (Amerikë) u zhvillua mëngjesin e sotëm eventi UFC-255, ku ishin dy duele për titullin kampion bote në peshën “flyweight” (pesha 53-57kg).

Për femra, Valentina Shevchenko (peruania me origjinë ruse) fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj Jennifer Maia. 49-46, 49-46, 49-46 ishte vendimi i tre gjyqtarëve në favor të Shevchenko, mbrojti për të katërtën herë titullin e këtij Divizioni.

Për Shevchenko ky ishte triumfi nr.20 në karrierën e saj (i gjashti radhazi), ku numëron edhe 3 humbje, ndërsa për Maia kjo ishte humbja e 7-të (numëron edhe 18 fitore e 1 duel pa rezultat).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat