I vetmi përfaqësues nga Kosova në finalen e Kampionatit Evropian

Boksi

I vetmi përfaqësues nga Kosova në finalen e Kampionatit Evropian

Nga: K.G. Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 11:47
Latif Demolli

Sot do të zhvillohen meçet finale të Kampionatit Evropian U-17 dhe U-18 në boks. 

I vetmi përfaqësues i Kosovës në Finalen e Kampionatit Evropian, që po mbahet në Budvë (12-23 nëntor 2020), do të jetë gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

Ai do të ndajë drejtësinë dhe që është edhe një lajm shumë i mirë për vet shtetin e Kosovës.

Demolli deri me tash ka referuar disa meçe dhe është vlerësuar me notë jashtëzakonisht të mirë nga vëzhguesit.

Demolli është gjyqtari më i mirë në vendin tonë dhe ndër më të mirët në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat