Boksieri i Kosovës ka pranuar sot medaljen e bronztë nga Kampionati Evropian

Boksi

Boksieri i Kosovës ka pranuar sot medaljen e bronztë nga Kampionati Evropian

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 17:34
Remzo Mustafiq ka arritur sukses të madh, ndërsa selektori i Kosovës, Shefki Bogujevci, është sikur në qiellin e shtatë

Remzo Mustafiq ka arritur sukses të madh, ndërsa selektori i Kosovës, Shefki Bogujevci, është sikur në qiellin e shtatë.

"Boksieri Remzo Mustafiq?? ka pranuar sot medaljen e bronztë nga Kampionati Evropian për të Rinj.

Boksieri ynë fitoi medaljen në kategorinë deri 91 kilogramë.

Në evropian drejtësinë e ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli", ka shkruar në faqen e saj Komiteti Olimpik të Kosovës.

Kampionati Evropian u mbajt në Budvë të Malit të Zi, ndërsa Kosova u stolis me një medalje falë djaloshit Mustafiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat