Zeneli flet pasi e mposhti serbin!

Boksi

Zeneli flet pasi e mposhti serbin!

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 12:38
Zeneli flet pasi e mposhti me ndërprerje serbin!

Ilir Zeneli, boksieri i “ArenaRing Box Management” gjate fundjavës ka shënuar edhe fitoren e tij te dytë në boksin profesionist, kurse viktima e tij ka qenë sërish një serb, Antonio Zovak qe e mposhti me ndërprerje ne raundin e parë. 

Ndryshe, boksieri me prejardhje nga Gjilani por që jeton dhe vepron në Gjermani pas ndeshjes u shpreh shumë i kënaqur me fitoren dhe beson se kështu do të vazhdoj edhe në vazhdim të karrierës. 

“Për këtë përballje nuk kam qenë 100% i përgatitur pasi kam pasur një lëndim por me bisedë me menaxherin tim, Avdyl Salihu, ai me motivoi dhe unë ja arrita qëllimit që të arrij deri tek fitorja e dytë në boksin profesionist. 

Falënderoj edhe familjen time por edhe trajneri që me kanë ndihmuar që të përfundoj me sukses këtë ndeshje”, tha Iliri, duke shtuar se tani më menaxheri i tij i ka gjetur menjëherë ndeshjen e radhës dhe ajo do jetë më 23 janar ne Bruksel të Belgjikës, ku edhe pret suksesin e radhës. 

Ndryshe, duhet cekur se shumë adhurues e tij por edhe persona të njohur të estradës shqiptare e kane prit mire ketë fitore madje duke e shpërnda nëpër faqet e tyre sociale por edhe ne Instagram. 

Stafi profesional i ‘ArenaRing’ beson shume se mbështetje Iliri do te ketë në të ardhmen edhe në mbështetjet e tija financiare apo sponzorim pasi një sport i tillë si boksi profesionist kërkon shumë përgatitje, ushqim special si dhe rekuizita sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat