Kampioni i Premier Ligës kalon në UFC?

Boksi

Kampioni i Premier Ligës kalon në UFC?

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 13:16
Kampioni i Premier Ligës kalon në UFC?

Ish mbrojtësi i Leicester Cityt, Marcin Wasilewski, është duke menduar kalimin në arte marciale, transmeton Insporti.

Wasilewski ishte pjesë e “Foxes”, ku u shpallën kampion të Premier Ligës angleze në sezonin 2015/2016.

Ai bëri katër paraqitje atë sezon, duke u transferuar më pas tek klubi polak, Wisła Krakow.

40 vjeçari u penzionua këtë vit, dhe po flitet për një kalim në sportin MMA.

Promoteri i njohur polak, Mateusz Borek, u shpreh se e sheh Marcin Wasilewski në ndonjë organizatë të sporteve marciale, ku më e njohura është UFC.

“Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra e Marcinit. Besoj që një nga organizatat e njoura të MMA do të nënshkruajë me të” – u shpreh ai për gazetën e njohur angleze The Sun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat