Momenti fatal dhe nokauti i tmerrshëm i Joshuas ndaj Pulev

Boksi

Momenti fatal dhe nokauti i tmerrshëm i Joshuas ndaj Pulev

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 08:35
Joshua dhe Pulev

Anthony Joshua ka fituar meçin e peshave të rënda ndaj Kubrat Pulev, të cilin e mposhti me nokaut në raundin e nëntë.

Boksieri britanik ka treguar edhe një herë superioritetin e tij në peshat e rënda, duke e ‘shkatërruar’ Pulevin të shtënën mbrëma në Wembley Arena.

Joshua arriti të mposht bullgarin dhe të ruaj titujt e tij në pesha të rënda me një fitore shpërthyese me nokaut ndaj Kubrat Pulev.

Me këtë fitore, Joshua vazhdoi t’i mbajë titujt në kategoritë WBA, IBF dhe WBO.

Kjo fitore e AJ erdhi pas një super-meçi i cili veçse filloi në raundin e tretë me dy rrëzime që britaniku ia bëri bullgarit.

Megjithatë, raundi vendimtar dhe i fitores ishte i nënti.

Në raundin e nëntë, Joshua ‘tmerroi’ Pulevin, duke e rrëzuar me nokdaun fillimisht, ndërsa pas disa sekondave erdhi edhe goditje fatale e nokautit.

Nokauti dhe paraqitja në përgjithësi e Joshuas po vlerësohet lartë, pasi britaniku tregoi forcë, shpejtësi, shkathtësi dhe gjithçka tjetër çfarë i nevojitet një boksieri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat