Përplasja e të fortëve në Lindjen e Mesme, në një stadium me 20 mijë tifozë

Boksi

Përplasja e të fortëve në Lindjen e Mesme, në një stadium me 20 mijë tifozë

Më: 9 prill 2021 Në ora: 11:34
Përplasja e të fortëve në Lindjen e Mesme, në një stadium me 20 mijë tifozë

Sfida e madhe e peshës së rëndë në boks mes britanikëve Anthony Joshua e Tyson Fury do të zhvillohet në Lindjen e Mesme, në muajin korrik. Këtë gjë e ka konfirmuar promotori i njohur i boksit Eddie Hearn, njëkohësisht menaxher i Joshua. Ai ka shtuar se sfida do të zhvillohet në një stadium të mbyllur, por nuk bëri me dije vendin dhe datën e saktë të sfidës.

Kjo sfidë do të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë, ndërkohë që të dy boksierët e kanë firmosur paraprakisht kontratën. Hearn, gjatë ditëve të fundit ka kryer disa udhëtime dhe do t’u paraqesë dy boksierëve disa propozime për vendin dhe datën. Në këto propozime do të jetë edhe data 24 korrik, në stadiumin “Wembley”, por në “pole” për të organizuar këtë sfidë mbetet Lindja e Mesme.

“Idealja për këtë sfidë do të ishte stadiumi “Wembley”, me 100 mijë tifozë. Gjithsesi, kemi oferta nga Lindja e Mesme, me stadiume të mbyllura me 15-20 mijë tifozë, që janë gati për sfidën. E dimë që në korrik aty është shumë vapë, ndaj nuk do të zhvillohet në ambient të hapur”, tha Hearn.

Hearn dhe Joshua e kanë një përvojë në Lindjen e Mesme, kur në Arabinë Saudite organizuan revanshin mes Joshua e Ruiz (dhjetor 2019), me britanikun që fitoi pas 12 raundeve dhe rimori titujt kampionë bote. “Ne duam që këtë vit, Joshua e Fury të zhvillojnë dy sfida, ndaj njëra do të jetë në verë”, tha Hearn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat