Aktorja e filmave turk, Mimoza: Kur e pashë Aziz Salihun dy metra shtrirë në shtrat, ma kapi dorën...

Boksi

Aktorja e filmave turk, Mimoza: Kur e pashë Aziz Salihun dy metra shtrirë në shtrat, ma kapi dorën...

Nga: Kemajl Goca Më: 13 prill 2021 Në ora: 18:50
Aziz Salihu

Viti më dramatik për Sportistin e Shekullit Aziz Salihu, padyshim ka qenë viti 2016, kur u përballë me një sëmundje të rëndë, fatmirësisht e gjunjëzoi dhe sot është shumë mirë. 

Aktorja e mirënjohur e filmave turk, shqiptarja Mimoza Elezi, tregon dramën e verës së vitit 2016, se si e pa Aziz Salihun, ish boksierin e mirënjohur dhe pothuajse pa shpresë!

Mimoza tha se momentin kur e ka pa ‘Zizi’, iu kthye shpresa se do të mposhtë sëmundjen, ashtu edhe ndodhi.

Image

Mimoza Elezi

“Me legjendën e boksit Aziz Salihun – ‘’Zizi’, kam pasur kontaktin e parë të njohjes në vitin 2013, kur ai me ftoj në Kosovë për një incizim të një organizimi ndërkombëtar të boksit. 

Takimi i dytë me ‘Zizin’, fatkeqësisht ka qenë dita kur e vizitova në spital në Stamboll, kur ai ishte në kthetrat e vdekjes. 
Ajo që me bëri zemrën të dridhej, ishte shprehia e parë e tıj kur unë u futa në dhomë”, nis rrëfimin Mimoza për gazetën kombëtare Bota sot”. 

Image

Kur Aziz Salihu ishte në spital në vitin 2016

“Por dua të theksoj sesi vajta dhe ajo që me tronditi, megjithëse kaluan 5 vite gjithmonë fytyrën e tij dhe fjalën e parë që dolën nga buza e tij e tharë në atë moment, kurrë s’më largohen nga sytë.   

Miku dhe sekretari i tij (KBO Prishtina), Lulzimi (Berisha) me lajmëroj për bacën ‘Zizi’, që  ishte në spital në Stamboll dhe kishte nevojë për  përkrahje. 

Mbas 2 orësh udhëtim arrita të spitali, pyeta në cilën dhomë shtrihej dhe shkova të dhoma  e tij. 
Zizi - 2 metra i gjatë ishte shtrirë në krevat dhe rrinte i kyçur, vajza e tij biondinë i rrinte si një engjëll në kokë me sy të dëshpëruar dhe dhimbje në zemër që mund ta shikojë në fytyrën dhe sytë e sajë të kaltër.  

Ajo me pa me ftohtësi, nuk me njihte, dhe baca një moment me vështroj”, tregon aktorja ato momente dramatike. 
Sipas aktores, kur e pa Salihun në spital, nuk mund të besonte si një sportist i madh ishte në në atë gjendje të rëndë.  

“E përshëndeta, baca Aziz, ç’bën ti në këtë krevat, atë shkon të të shtrihesh dy metra i gjatë, ngrihu bre burrë dheu.  Ai me vështroj me pikëpyetje, kurrë s’me kishte parë dhe biseduar nga afër. İshte hera e parë që ishim ballë për ballë. 

Me tha ty sikur po te njoh.  

Unë buzëqesha dhe i thashë: A po me njeh apo jo, kush jam?  Vështroj  dhe tha:  Ti Mimoza je? I kapa dorën e tij, ja shtrëngova dhe i thashë: Po mor bacë, unë jam, a s’po me njeh?  Ky ishte një nga momentet që kurrë në jetën time s’do e harroj. Aq me preku shprehia e tij saqë e ndjeva veten fajtore për sëmundjen e tij dhe shpresën e tij që kishte tek unë duhet ta realizoja. 

Baca, që rrinte si i ngrirë, dhe siç thanë doktorët nuk mund të lëvizte dhe as të ngrihej nga krevati, sapo i thashë jam Mimoza, İ dha shpatullave me gjithë fuqinë, sytë ju qeshen dhe me një besim të paparë kur i tha të bijës së tij, Monikës: Monikë, unë shpëtova!

Mimoza nuk me len mua të vdes, kjo s’me lën mua të vdes.

Këto fjalë dhe këtë moment që po shkruaj me bëjnë zemrën të me dridhet dhe sytë me mbushën me lot”, tha ajo. Monika, këngëtarja e mirënjohur ka qenë vazhdimisht përkrah babait të saj në ato ditë të vështira.  

“Vajza e tij Monika, e cila kishte ngelur e pashpresë për shkak të gjuhës qeshi me ironi, sepse ajo kishte vuajtur dhe ishte zhgënjyer shumë nga të tjerët dhe normalisht çfarë mund të priste nga një femër... 

Ai ishte momenti ku gjithçka do ndryshonte për Zizin. Ajo shprehi  e tij: ''Monikë, tani unë s’do vdes, Mimoza s’me len mua të vdes, tani shpëtova'', më bëri që të lë gjithçka me një anë dhe derisa Zizi të dilte i shëndetshëm nga spitali të isha pranë tyre”, tha Mimoza.

Aktorja falë angazhimit të saj të madh gjeti edhe njerëz të vullnetit të mirë. 

“Ishte pikërisht ajo shprehi që më bëri që të thërras miqtë e mi, njëri nga këto djali me origjine shqiptare Recep Çelik, i cili punonte si kryetar i Politikave Sociale për Ballkanin, të cilët ai dhe miqtë e tij duke e shtrirë dorën e tyre deri në Ministri do bënin gjithçka për Zizin”, nënvizon ajo. 

Image

Mimoza Elezi

Mjekët i kishin dhënë pak shpresa dhe kjo e trondiste aktoren.

“Ashtu u bë, atë ditë që shkova, doktorët thanë që Zizi as zero për qind shpresa nuk kishte për shpëtim, por ndërhyrja e miqve të mi duke tundur çdo gur bënë që Zizi të dilte nga spitali me zero% rrezik. İ uroj jetë të gjatë dhe plot shëndet  legjendës së boksit i cili e bëri emrin e Kosovës dhe mbarë shqiptarisë të njihej në botë në ndeshjen e tij të vitit 1983 dhe në çdo Ring. Qofsh me jetë baca Aziz”, përfundon Mimoza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat