Kombëtarja e Kosovës drejt Beogradit 

Boksi

Kombëtarja e Kosovës drejt Beogradit 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 tetor 2021 Në ora: 21:34
Kombëtarja e Kosovës drejt Beogradit 

Kombëtarja e Kosovës është përgatitur maksimalisht për Kampionatin Botëror në boks, që mbahet nga data 24 tetor e deri me 6 nëntor.

Burimet brenda Kombëtares së Kosovës, konfirmojnë, se nesër në orët e mbrëmjes do të nisen drejt Beogradit.

Kosova përfaqësohet me tre boksierë 54 kg Bashkim Bajoku, 63.5 kg Shpëtim Bajoku dhe 71 kg Patriot Behrami.

Selektori i Kosovës, Besim Brahimi, ka bërë punë të madhe duke i  përgatitur boksierët në çdo aspekt për këtë ngjarje të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat