Po deshi AIBA për Kosovën, Serbia e Vuçiqit kapitullon!

Boksi

Po deshi AIBA për Kosovën, Serbia e Vuçiqit kapitullon!

Nga: Kemajl Goca Më: 23 tetor 2021 Në ora: 22:58
Po deshi AIBA për Kosovën, Serbia kapitullon!

Nuk ka shumë filozofi! Po deshi Federata Ndërkombëtare e Boksit (AIBA), Kosova sigurt do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror, që fillon nesër në Beograd.

E thjeshtë është puna, po deshi AIBA.

E para, Serbisë i jep ultimatum, nëse Kosova nuk merr pjesë, anulohet Kampionati Botëror dhe përjashtohet Serbia, për shkelje të drejtave të sportistëve.

E dyta, AIBA duhet t’ia bëjë të qartë Serbisë, se pa Kosovë nuk ka kampionat! 

Serbia e njeh vetëm gjuhën e forcës, tjetër gjuhë nuk njeh! Aleksandër Vuçiqi nuk njeh gjuhë tjetër vetëm të ultimatumit!  AIBA nëse sillet butë, Serbia fare nuk mërzitet, po deshi AIBA me ultimatum, Serbia kapitullon dhe boksierët e Kosovës këmbëkryq do të janë në Beograd!

Rasti është i freskët, në vitin 2018, EHF anulon garën kualifikuese të Kampionatit Botëror U-20 për femra në hendboll, shkak që Kosova U-20 nuk u lejua të luajë në Kovillovo të Beogradit. Federata serbe e hendbollit u suspendua dhe u dënua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat